
Ish-banorja e BBV, Dea Mishel, sot është përfshirë në një aksident rrugor, i cili, fatmirësisht ka përfunduar pa lëndime të rënda. Vetë Dea tregoi me foto dy automjete që u përplasën me njëri-tjetrin në rrugë. Siç duket nga fotoja, makinat janë dëmtuar, por për fat të mira, dëmet duken të vogla.
Dea shkruan: “Sot më ndau nga vdekja kjo makina gri në mes. Sot jam mirënjohëse për makinën gri që uli forcën e goditjes…” – shkruan Dea duke shtuar që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm:
“Jemi mirë tani, faleminderit. Ju lutem, tregohuni të kujdesshëm në makinë”.