Categories Showbiz

Debat i fortë mes Anës së “Përputhen” dhe Bledi Manes

Ngrihen në këmbë në mes të studios, debat i fortë mes Anës së “Përputhen” dhe Bledi Manes Tema e sotme në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell” ishte seksizmi. Diskutimet në studio ngjallën debate të forta mes të ftuarve.

Të ftuarit folën për paragjykimet dhe shkeljen e të drejtave për shkak të seksizmit. Gjatë momentit kur Bledi Mane po fliste, Ana 1 e Për’puthen e kundërshton: “Pse kur i thonë femre ti je ku**ë rëndohet, kur i thonë një mashkulli ti je kur*** ai i bie gjoksit dhe thotë po unë jam?” –Po kur i thonë një mashkulli është i paaftë në shtrat, direkt e quajnë homoseksual, përgjigjet Bledi me pyetje – Është tjetër gjë ajo, më thuaj çfarë po të pyes. Më jep përgjigje!, këmbëngul Ana.

Në debat përfshihet edhe Kleoniki Delijorgji: “Je duke folur gjysmë ore, sikur je paguar të na çash kokën”, i drejtohet Manes. Sipas Kleonikit, sistemi në Shqipëri është shmë seksist: “Femrat janë rritur në një sistem që janë mësuar që të vogla të krahasohen me njëra-tjetrën, janë rritur nga mamaja që ti duhet të rritesh të kesh një burrë me lekë, të jesh kështu se mos të le ai…

Gjithandej është i pranishëm seksizmi. Por në Shqipëri është shumë më e thellë. Por thjesht këtu lejohet, është diçka normale, e bëjnë dhe në ekran. Në televizionet shqiptare është e zmadhuar”. Bledi Mane debaton edhe me Keonikin: “Gjatë monizmit kishte një barazi të frikshme të dy gjinive. Nuk paragjykoheshe se je femre apo mashkull. Ti po flet kot për një periudhë që nuk e ke jetuar”.

Debati bëhet personal kur Bledi i thotë Kleonikit: “Nëse do të isha në jurinë ku ti ke fituar çmimin, unë do të ulja 5 pikë nga mënyra si komunikon.Ju femrat doni të jeni të barabarta me meshkujt, por kur ju sulmojnë thoni ky ëhstë seksizëm”. Ndërkohë, Ana përmend një nga rastet e seksizmit: “Kam qenë duke parë trotuarin dhe një nga prezantueset, më pëlqeu thashë sa femër e artikuluar. Dhe një shoku im tha e kanë marrë sepse thjesht është e bukur“.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME