Categories Showbiz

Debati mes Linditës dhe Naunit zhvendoset në “Shqipëria live”/ Konkurentja tregon detaje të tjera

Takimi i javës, në “Për’puthen +40”, mes Linditës dhe Naunit degradoi në ofendime personale nga Nauni. Të ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Lindita tregon se nuk ndihet mirë pas asaj që ndodhi. “Atë që më ndodhi mua nuk ia uroj asnjë femre. Nëse e zgjodha, e zgjodha për t’i dhënë një mundësi më shumë”.
Sipas saj Nauni ofendoi jo vetëm atë, por dhe produksionin dhe pronarin e lokalit, ku zhvilluan takimin. “Ai po shante dhe produksionin, i thashë çfarë është kjo sjellje arrogante. Çunat pastaj ikën të ndajnë pronarin nga Nauni”.

Edhe Nauni thotë se nuk ndihet aspak i qetë. “Unë nuk jam i qetë sepse takimi shkoi shumë keq nga provokimet e njëpasnjëshme të Linditës. Duhet të largohesha që kur kuptova që ky takim ishte i manipuluar. Ishte një takim që unë medoemos të dilja keq”.

Ai shprehet i penduar për fjalorin e përdorur, por është i vendosur për të mos i kërkuar falje. “Ndjej keqardhje për publikun dhe fjalorin e përdorur nga ana ime. Ndaj Linditës doja të them që ajo nuk kishte qëllimi të mira ndaj meje. Fakti që doli me Ndriçimin dhe të dilte me mua për të më nxjerrë keq”. Lindita thotë se e zgjodhi Naunin për ta njohur më shumë, por “Sido që të kishte qenë situata, e zemë se i kisha unë të gjitha fajet, po produksioni dhe pronari i lokalit çfarë faji kishin”.

Nauni ndërkohë shprehet se do të pranojë çdo vendim të produksionit. “Unë kam gabuar dhe nëse programi mendon se meritoj që të dal do ta pranoja, por ama, kurrë në jetën time nuk nisem me qëllime negative dhe banale”. Pas mbylljes së takimit, Lindita po i kërkonte llogari për fjalorin e përdorur dhe ai vijoi sërish me të njëjtat veprime:

Naumi: E falenderoj që iku, më bëri një nder të madh se kam një hall më pak.
Lindita: Nuk të lejoj të më shash familjen time. Kush je ti të më prekësh në familje. Kujt i thua kështu fjalësh? Je injorant? Kush je ti? Mund të jesh çuni i Berlusconit, nuk më intereson. Kush je ti të më prekësh në familje? Injorant.

Naumi: Ke më gjë për të thënë?

Lindita: Pse më preke në familje?

Naumi: Se më deshi k….

Lindita: Injorant.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME