Categories Showbiz

Dëgjon ‘burrin e nënës’ duke folur me djalin se pronat do ia lejë atij, Ahmeti: Janë lot fals

Ahmeti ka sjellë në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare bashkëshortin e nënës së tij, Ferhatin. Ai shprehet se është një mashtrues dhe këtë e ka zbuluar se fundmi sepse më parë nuk e ka besuar një gjë të tillë. Ai ka treguar ka punuar që i vogël për të ndihmuar familjen, madje ka ndërtuar dhe shtëpinë e të ëmës dhe Ferhatit me Lekë borxh.

Ai ka dëgjuar se Ferhati ka thënë që Ahmeti nuk ka për të marrë asnjë pronë, ndërsa Ferhati thotë që pronat janë pa letra. Ferhati ka pasur dy djem me bashkëshorten e parë, njëri prej tyre vdiq në Sicili, kurse tjetri vazhdon të jetojë në Itali. Ahmeti shprehet se ka dëgjuar që pronat që ka Ferhati do ia lerë djalit që ka në Itali dhe jo atij që është kujdesur dhe ka jetuar me ta.

Eni Çobani: Ahmeti vjen sot me një shqetësim të madh. Të ka dëgjuar një bisedë telefonike që ke kryer me djalin tënd të vetëm, Albanin dhe i ke thënë që bir rri rehat se çfarë kam unë këtu, janë të tuat.

Ahmeti: Unë kam qenë në spital në Greqi dhe nuk u tregoja ju për mos ju shqetësua dhe ju sillja para.

Eni Çobani: Ky është një djalë i rrallë!

Ferhati: Që ka sjellë para nuk e mohoj, që jeton në shtëpinë e tij nuk e mohoj. Unë ato para që ka sjellë, ia kam shlyer.

Ferhati thotë se ia ka kthyer paratë, rreth 1 mijë euro, ndërsa Ahmeti thotë se është mashtrues, nuk i ka kthyer asnjë gjë sepse ai nuk ka pasur një punë. Ahmeti tregon se tani Ferhati jeton në shtëpinë e tij së bashku me nënën, dy vajzat dhe nusen e tij. Para pak vitesh Ahmeti e ka quajtur baba sepse është rritur me të që kur ka qenë 1 vjeç, por pasi dëgjoi bisedën dhe kuptoi se është mashtrues. Madje tani në mes të emisionit i thotë se lotët e tij fals.

Deri disa vite më parë Ahmeti e konsideronte dhe i thërriste baba, por pasi dëgjoi një bisedë telefonike të Ferhatit dhe djalit të tij biologjik, ku i thoshte të birit që pronat i takojnë atij, Ahmeti u ndje i zhgënjyer. Ai ka jetuar me Ferhatin që kur ishte 1 vjeç dhe ka punuar gjithë jetën, madje e mban në shtëpi dhe kujdeset për të, ndërkohë që çdo pasuri që ka do ia japë djalit biologjik.

Ferhati: Po ta them para Klanit, meqë ti më solle këtu dhe më quan mashtrues, unë ty nuk kam për të të dhënë asnjë pronë.

Ahmeti: Preje biletën nesër, shko tek djali jot, jeto me të dhe mua më le të qetë, vazhdojmë jetën e qetë unë timen, ti tënden.

Ferhati: Unë kisha një mendim ndryshe, ti po më thyen dhe më solle këtu.

Eni Çobani: Ju thatë që 1 vjeç e kam rritur unë Ahmetin, ndërkohë që kemi një djalë sot që është bërë baba i dy vajzave dhe juve ju drejtohet me emërtesën ‘burri i nënës’. Është shumë e rëndë kjo. Nëse keni rritur një djalë që e keni konsideruar si djalin tuaj, bashkë me dy djemtë tuaj, ku fatkeqësisht ke humbur njërin, po tjetrin e keni në Itali dhe sapo thotë që ka vetëm 5 vite, ndërsa Ahmeti tregon një realitet tjetër, thotë që nuk është e vërtetë kjo.

Ju vazhdoni dhe jetoni me zotërinë dhe jo me Albanin, atëherë ju lutem, duhet të jemi të barabartë edhe në ndarjen e atyre që ju keni, që në telefonata i thua djalit janë të tuat biologjik, kurse këtij djali që qëndron me ty po bën sakrificë. Ti nuk je babai biologjik, je burri i nënës. Tani do të të thërras dhe unë kështu që nga ky moment e në vazhdim sepse ju këtu thoni e kam rritur, tani thua e më solle në Klan? Më nxorre para publikut? S’të jap asnjë gjë, do ia jap Albanit. Çfarë janë këto sjellje? Ju jeni i pjekur dhe në moshë, duhet të ulni zjarrin.

Ferhati: Unë kam pasur halle të tjera, nuk kam pasur qejfin që të më sillte këtu.

Djali biologjik i Ferhatit, Albani ka qenë në një linjë telefonike në emision dhe shprehet se me të drejtë që atij i takojnë pronat e të atit dhe jo Ahmetit. Kjo përgjigje ka habitur Eni Çobanin dhe Ardit Gjebrean, madje ka thënë që të atit i takon të jetojë me Ahmetin sepse aty ka familjen.

Sipas logjikës së Albanit, ai duhet të përfitojë pronat e të atit dhe Ahmeti nuk ka fare lidhje me to, pavarësisht se Ahmeti e mban në shtëpi Ferhatin dhe kujdeset për të në të mirë dhe në të keq. Ahmeti thotë se Ferhati merr pensionin e tij dhe e mban për gjërat e veta personale dhe nuk ia jep kurrë, edhe kur kanë nevojë të blejnë diçka, nuk nxjerr asnjë Lekë nga xhepi, por shkojnë e marrin borxh tek marketi. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME