Categories Showbiz

Degradon situata mes dy moderatoreve të njohura të ‘Top Channel’! Jerina shpërthen LIVE ndaj Dalina Buzit

Statusi që Jerina kishte bërë në Instastory së fundmi solli debate mbrëmjen e të mërkurës në “Goca dhe gra”.

“Dancing do mbarojë shpejt, por helmit që keni në bark ça do i bëni. Një i frustruar mbetet gjithmonë i frustruar”, shkruante Jerina. E pyetur për këtë status, ajo u shpreh se i duken të tepërta komentet negative në spektaklin e kërcimit, duke iu drejtuar Dalinës.

Jerina: Unë vij nga bota e televizionit, e njoh shumë mirë televizionin, mënyrën si zgjidhen personazhet, pse janë në një pozicion apo në një tjetër dhe ajo çfarë nuk kam kuptuar në këtë Dancing negativiteti ekstrem që është përçuar.

Ndërkohë që Dancing ka qenë një spektakël i bukur, që mblidhte të gjithë familjen, por ky ka qenë një Dancing i hidhur. Çdo koment ka qenë negativ. E kam parë, e kam analizuar dhe komentet negative janë falas.

Duket sikur ai pozicioni që ke po e shfrytëzon dhe po thua më erdhi rasti për të shtypur kokën sepse ky është momenti im. Nga ana educative kjo është shumë e rëndë.

Dalina: Ç’do të thotë nga ana edukative është shumë e rëndë? Të thuash të vërtetën?

Jerina: Të thuash nuk kërceve mirë është tjetër gjë, të bësh komente nga ana jote është e tepërt për mendimin tim.

Dalina: Çfarë do bëjmë ne çdo natë? Meqë njeh televizionin.

Jerina: Nëse ti je duke punuar për Instagramin tënd patjetër që këtë do vazhdosh të bësh

Dalina: Të tërë punojmë për interesin tonë.

Jerina: S’më pëlqen ky sensi të bëjmë më të keqen që të shtohet debati dhe të klikohemi.

Dalina: Nëse e njeh televizionin duhet ta dish që po bëre kështu siç thua ti ka vdek spektakli fare

Jerina: Pra ti po e bën për show. Atëherë je e padrejtë me njerëzit. Të gjithë njerëzit që ftohen për të votuar, po votojnë për show-n e Dalinës.

Dalina: Po Dancing entertainment (argëtim) është. Unë s’e kam personale me asnjë. S’kam interes, ti Jerina mendo çfarë të duash. Unë them çfarë mendoj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME