
Ronela Hajati nuk ka mundur të shkojë në finalen e madhe të Eurovision 2022 në Torino të Italisë.
Ronela ka performuar këngën “Sekret”.E veshur e gjitha me rozë dhe e shoqëruar nga katër balerinë dhe koreografja e njohur, Klaudia Pepa, artistja ka bërë një performancë shumë të nxehtë, e cila është pritur shumë mirë nga publiku, por që nuk ka mundur të arrijë dot finalen.