Categories Showbiz

Ditëlindja, Mbretëresha Elisabetë i dërgon urimin e parë nipit princit Harry

Në 36-vjetorin e lindjes së Princit Harry nuk kanë munguar urimet nga familja mbretërore. E para që dërgoi urimin ishte Mbretëresha Elisabetë dhe pas saj edhe anëtarët e tjerë. Ndërkohë, mediat botërore shkruajnë se princi është në periudhën më të lumtur të jetës. Princi Britanik Harry festoi këtë të martë 36-vjetorin e lindjes. I quajtur Henry Charles Albert David, Duka i Sussex është djali i dytë i Princit Charles me gruan e parë, princeshën e ndjerë Diana dhe trashëgimtar i gjashtë i fronit.

E para që përcolli publikisht urimin për princin ishtë Mbretëresha Elisabetë.

“I urojmë Dukës së Sussex një ditëlindje shumë të lumtur,” shkruhej në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në twitter. Mesazhi u shoqërua me një fotografi të Dukës duke qeshur bashkë me gjyshen e tij. Më pas edhe Princi Charles së bashku me Dukesha e Cornwall, uruan ditëlindjen e Princit.

Harry është poertretizuar gjithmonë si një fëmijë mbretëror rebel. Në vitin 2002 ai pranoi se konsumonte kanabis, ndërsa u fotografua I dehur në moshë të mitur. Imazhi I tij publik  u përmirësua vetëm pasi u bashkua me ushtrinë dhe luftoi në vijën e parë të frontit në Afganistan.

Në fillim të këtij viti, Harry u zhvendos në Kaliforninë Jugore bashkë me gruan e tij Meghan dhe djalin e vogël Archie, pasi u tërhoq nga detyrat mbretërore. Mëgjithatë sipas marrëveshjes, Harry mbetet një princ dhe çifti vazhdon t’i mbajë titujt e Dukës dhe Dukeshës. Mediat botërore shkruajnë se princi është në periudhën më të lumtur të jetës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME