Categories Showbiz

“Do jem vëlla për ty!”Prej vitesh nuk del nga shtëpia, vajza me sëmundje të rëndë surprizohet nga këngëtari Butrint Imeri

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua një histori frymëzimi dhe force, historia e vajzës së vogël, Glorias e cila prej një dekade lufton me sëmundjen e saj. Në studion e programit kishin ardhur tri persona tepër të afërt të Glorias, mësuesja, shoqja më e ngushte dhe psikologia e saj, të cilat ndanë me ne historinë e dhimbshme të vajzës.

Gloria kishte vuajtur që prej vegjëlisë prej një sëmundjeje të rëndë, një tumorri në kokë që e ka privuar të jetojë fëmijërinë, adoleshencën, tashmë edhe rininë ashtu si gjithë moshatarët e saj. Trajtimet mjekësore ndër vite kanë lënë pas edhe probleme të mëdha ekonomike, probleme të cilat për familjen e Glorias po bëhen gjithnjë e më të vështira për tu menaxhuar.

Si pasojë e kimioterapisë intensive, Glorias i kanë rënë flokët dhe për shkak të pamundësisë për t’i blerë një parkure, nëna e saj po zgjat flokët që të mund t’i mundësojë vajzës një paruke të re. Gjithashtu tumori në kokë ia ka vështirësuar shumë mundësinë për të ecur normalisht dhe prandaj Gloria e ka të domosdoshme që ta shoqërojë gjithmonë dikush.

Sipas shoqes së saj të ngushtë, Gloria kishte dy vite që nuk dilte nga shtëpia dhe për këtë arsye ajo, mësuesja dhe psikologia dëshironin ta surprizonin atë. Ato dëshironin që nëpërmjet kësaj ftese në programin “Dua të të bëj të lumtur” do ta lumturonin, por gjithashtu t’i jepnin forcë për të luftuar çdo ditë me kurajo në mënyrë që shumë shpejt t’i rikthehet jetës normale.

Në fund për Glorian ishte rezervuar edhe një surprizë e bukur, posaçërisht për të këngëtari i preferuar i saj, Butrint Imeri, i cili nuk nguroi ta ftojë publikisht në koncertin e tij të parë që do të zhvillohet pas përfundimit të pandemisë. “Gloria unë jam tepër i prekur nga historia jote dhe dua të të them që për ty kam vetëm respekt. Dua që unë të marr këshilla nga ty, por sot kam ardhur të të them që dua të jem një vëlla i madh për ty e të kujdesem për ty!”,- ishte mesazhi i Butrintit për Glorian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME