Showbiz

“Do lutesh te dera e shtëpisë time, më humbe kur puthe buzët e saj”, Semi publikon këngën e re

“Mos u kthe” ishte kënga përmes së cilës Semi Jaupaj ndau dhimbjen e mikeshës së saj, Bora Zemani pas gjithë asaj që ndodhi me Donald Veshaj. Ndërsa tani me “Ani”, këngë e cila sapo është publikuar në Youtube, këngëtarja flet për pendesën e aktorit të humorit për atë që i bëri moderatores.

“Tu luta, tu luta, tu luta ti mos bëj gabime. Tu luta, tu luta, tu luta ti mos thyej premtime. Djalo ti nuk je normal. Djalo ti nuk je normal. Prej vetes ke ik ti, prej vetes ke dalë. Nuk e di a muj naj herë me ta fal.“, janë fjalët e para të Semit. Ajo duket sikur reflekton të gjithë atë që është përfolur në media për dyshen.

Pak kohë më parë, qarkulloi në media një foto e një makine që ndodhej poshtë shtëpisë së Borës dhe pretendohej se i përkiste Donaldit. Si duket, ky detaj vihet re në këngën e saj. Për më tepër, në një nga sekuencat e klipit, Semi shfaqet në një makinë, gjë që shton më shumë dyshimet.

“Ani ani, hajt se ki me ardh ti te dera e banesës tem, ki me u lut ti a mrena a m’len. Ani, ani, hajt se ki me ardh ti. Te unë ki me kërku falje se të kam dasht ti kurrë nuk u nale.”, thotë Semi. Ajo i kujton gjithashtu aktorit të humorit momentin kur e humbi mikeshën e saj të ngushtë.

“U ngute, u ngute, u ngute, e sheh si më humbe. Më humbe, më humbe kur buzët e tjera i puthe. Djalo ti nuk je normal, prej vetes ke ik ti, prej vetes ke dal. Nuk e di a muj naj herë me ta fal.”, thotë Semi. Kujtojmë që Donaldi dhe Bora përfliten se janë ribashkuar pasi u panë mjaft të afërt në sfilatën e Valdrin Sahitit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close