fbpx
Showbiz

Do shkriheni së qeshuri/ Ja si reagoi vajza e Aurela Gaces kur pa foton e të ëmës

Kur fëmijët shohin albumet e vjetra të familjes janë momente për t’u xhiruar. Ndonjë çuditet që babi ka pasur flokë, ndonjë tjetër habitet që mami ka qenë aq e dobët. Kurse kur ke një mami si Aurela, nuk ke për çfarë të çuditesh më parë.

Grejs, vajza e madhe e Aurelës ka hedhur një sy në fotot e viteve ’90, që mami i vet i ka të printuara, e jo si tani që zhduken cepave të telefonave dhe të kompjuterëve. Aurela herë bjonde, herë brune, herë të kuqe e herë të zeza, herë me bukle e herë me bishtaleca, herë me minifund e herë me paliçeta ka qenë kameleon i një brezi të tërë.

Grejs s’e kupton dot që mami i vet s’ka lënë model e bojë pa provuar e para fare, ndaj i vetmi koment që i ka ardhur është “po ti paske qenë e çmendur”.

Sigurisht që ka qenë. Se që është akoma dhe që vazhdon t’i sfidojë të gjithë, këtë e vogla e di fare mirë. Vetëm se siç i tha edhe Aurela, vetëm ajo kish ngelur pa ia thënë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close