Categories Showbiz

Do të ndihmojë banorët e Bubqit, Bes Kallaku i jep një dhuratë të veçantë Bebe Rexhës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ishte sot në Bubq për të parë nga afër ndërtesat e shembura si pasojë e tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit.

Ajo mori përsipër ndërtimin e dy shtëpive dhe të një shkolle. Bebe Rexha u prit në Bubq nga aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, i cili e falenderoi për kontributin e saj në ndihmë të banorëve të prekur E pikërisht në shenjë falënderimi për gjestin e saj humanitar, Bes Kallaku i dhuroi Bebe Rexhës një hajmali të zonës së Krujës që është gati 200-vjeçare.

“Kam një dhuratë për ty, kjo është hajmali. Siç erdhe ti këtu, që këta banorë mos të shikojnë keq me shtëpinë, ne po të japim një hajmali që ti mos pafsh kurrë keq në jetën tënde, dhe kjo hajmali sjell fat dhe është e zonës së Krujës dhe është mbi 150-200 vjeçare. Unë i koleksionoj dhe besoj që kjo ishte dhurata më e mirë për të dhënë, për mirëseardhjen tënde dhe kontributin tënd”, u shpreh aktori Bes Kallaku. Këngëtarja e njohur e pranoi me kënaqësi hajmalinë që iu dhurua në emër të banorëve të zonës së Bubqit. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME