Categories Showbiz

Do të takohet me mamanë e Luizit këto ditë, Kiara flet për herë të parë pas propozimit: Dasmë në kishë

Nata më emocionuese që ka përjetuar ndonjëherë, ishte e shtuna në mbrëmje për Kiara Titon që mori propozim për martesë nga Luiz Ejlli në “Big Brother VIP 2”.

Kiara mori propozimin krejt papritur pasi Luizi, i cili nmë parë nisi një shkaka, duke u sjell ftohtë me moderatoren dhe madje duke i folur për ndarje. E gjitha ishte një shaka para surprizës së madhe.

Gjatë “Prime-t” të kaluar, Kiara u eliminua për herë të dytë nga shtëpia. Në një intervistë ekskluzive për “Fan Club” pas eliminimit, ajo tregoi si e përjetoi momentin e propozimit.

“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.

Por, si e imagjinon Kiara ditën e dasmës?

“Gjithmonë kur kam qenë e vogël, kam ëndërruar që të martohem në kishë. E kam imagjinuar veten me një fustan të gjatë, teksa futem në kishë me babin. Pa diskutim që kisha do të jetë njëherë, kështu e imagjinoj. Pastaj pjesa tjetër, ose plazh, ose stadium, sepse kemi ftuar gjithë ata njerëz”.

Ajo thotë se të gjithë banorët e “BBV 2” do të jenë të ftuar, përfshirë edhe Efin.

“Po, të gjithë banorët do t’i ftojmë. Do të mbarojë kjo lojë dhe të gjitha inatet do të kalojnë”.

E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara përgjigjet me siguri:

“Normal që do ta takoj”.

Një koment, ish-banorja e dha për Efin, me të cilën ka pasur miqësi dhe përplasje. Sipas saj, Efi dhe Luizi do të përballen deri në fund për çmimin e madh por e bindur thotë se “Luizi do ta fitojë”.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME