Categories Showbiz

Dojna Mema na përloti të gjithëve me dedikimin për babain e ndjerë

Babai i Dojna Memës humbi jetën 1 vit më parë, duke lënë pas një dhimbje të thellë tek të gjithë familjarët e tij.n“Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky eshte Babi i familjes. P.s : Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”, shkroi Dojna ditën që ai u nda nga kjo botë përgjithmonë.

Që nga koha kur ai ndërroi jetë, moderatorja nuk ka lënë rast pa e kujtuar të atin e ndjerë dhe ka ndarë e foto shumë të veçanta në rrjetet sociale. Disa javë më parë ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga dita e martesës së nënës dhe babait të saj, në të cilën ata shfaqen shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Ndërkohë ditën e sotme, ajo ka bërë një dedikim shumë prekës. Bukuroshja e ekraneve shqiptare ka ndarë një foto me babain e ndjerë, duke shkruar se edhe pse nuk ndodhet fizikisht pranë saj, ai ka qenë çdo ditë në mendjen dhe zemrën e Dojnës.

“Nje vit pa te prekur doren, pa te ndjere eren dhe pa te perqafuar. Nje vit ku zemren e kam patur plot me ty dhe mendjen cdo dite tek ti. Faleminderit bab qe ke qene aq prane meje sa tani qe nuk je me fizikisht ,jemi bere NJE e vetme. Ti je une, e une jam ti. Gjithmone!”, shkruan Dojna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME