Categories Showbiz

Doktori i Mrekullive/ Doktor Adili ndihmon fshehurazi Alinë

Pas kërkimeve të shumta që Ali bën, ai arrin në përfundimin se Keremi nuk është i sémurë me kàncer dhe për të mund të ketë shpëtim. Këtë lajm ai e ndan me doktor Fermanin herët në mëngjes sapo ai mbërrin. Mundësia që të ekzistojë ajo që Ali mendon, është shumë e vogël. Ndaj, Fermani i thotë ta heqë nga mendja, dhe mbi të gjitha mos të lajmërojë familjen e Keremit pasi nuk dëshirojnë që t’i bëjnë të shpresojnë më kot.

Përveç Alisë, edhe Beliz do e takojë Fermanin sapo ai futet në spìtal. Ai po përshëndetet me kirurgët dhe infermierët kur Beliz e thërret atë për të folur. Ajo kërkon të dijë nga Fermani përse nuk ka qenë në kongres, përse e ka gënjyer dhe ku ka qenë gjithë ditën. Fermani i shprehet se e kupton acarìmin e saj, dhe mund të ketë të drejtë që pyet, por siç të gjithë personat, edhe ai ka një aspekt që nuk do ta flasë me askënd. Dhe për më tepër, të mos e dijë askush.

Nga ana tjetër, Ali nuk dorëzohet. Ai i shpjegon doktor Adilit gjendjen me Keremin dhe doktor Adili pranon ta ndihmojë fshehurazi. Ali shkon t’i bëjë një gjilpërë Keremit për t’i bërë testin por në atë moment hynë prindërit e Keremit. Ato kuptojnë se Ali i ka treguar Keremit mbi kàncerin, dhe për më tepër po i bën atij një gjilpërë pa lejen e tyre. Ndaj, ato e nxjerrin jashtë Alinë dhe nuk pranojnë shërbimin e tij.

Fermani mëson çfarë ka bërë Ali dhe ia ndalon të marrë pjesë në operacionin e Keremit. Gjithasht, e paralajmëron se do e transferojë në sektor tjetër nëse vazhdon të jetë i pabindur. Por atë do e ndihmojë Nazllë, pa e ditur ai. Ajo shkon tek doktor Adili dhe ky i fundit i tregon foton e Ahmedit, vëllait të Alisë. Nazllë kupton se përse ka kaq rëndësi Keremi për Alinë dhe vendos t’ia bëjë ajo gjilpërën Keremit. Ajo ia bën dhe testi rezulton siç Ali priste të jetë. Sakaq, mes Gonylit dhe Gyneshit ka filluar të ketë afrimitet më tepër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME