Showbiz

Donaldi dhe PM debatojnë ashpër me Sabianin dhe Ilirin: Jeni bërë si gra të këqija!

Iliri dhe Donaldi kanë rihapur “hesapet e vjetra”, pasi sot kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin, por këtë herë në debat janë përfshirë edhe Sabiani dhe PM, pjesërisht edhe Arbëri. E gjitha filloi pas një debati mes Einxhel dhe Ilirit, gjatë të cilit ky i fundit tha: “Shumica e debateve të tua kanë qenë pro Donaldit”, e po ashtu i quajti sërish “maksi grupim”.

Në debat u përfshi më pas Donaldi i cili i tha Ilirit se ka qenë ai i pari që ka nxitur krijimin e grupeve dhe se ai rri me banorët e tjerë sepse ndihen mirë jo sepse janë grup. Por, balerini i ka konsideruar si “aleatë mendimi”, duke i ironizuar teksa ka kujtuar debatet e tyre të vjetra.

Me tone të forta debati mes tyre ka vijuar teksa pjesë e tij u bë PM. “Si gra të këqija jeni bërë duke fol pa lidhje. Nuk ju vjen turp! Mos na nxirrni edhe ne nga takti sepse jemi duke bërë diçka tjetër.”- tha DJ, duke revoltuar Sabianin i cili duke ngritur zërin i tha se nuk e ndalon dot që të flasë dhe nuk mund ta konsiderojë si “grua”. Sabiani u revoltua edhe ndaj Donaldit, të cilit i tha: “Mos i përkthe gjërat siç dot ti!”, duke mohuar të jetë grup me Ilirin.

Më tej, Sabiani vijoi debatin me Arbërin dhe PM, me të cilët ende vijon të mbajë inat pasi ata e nxorrën në nominim së bashku me Ilirin. “Publiku të nxori jashtë, veza të ktheu sërish!”- tha sërish Arbëri, deklaratë që e nervozoi jo pak këngëtarin. Duket se qetësia përfundoi shumë shpejt mes Ilirit dhe Donaldit dhe debatet e tonet e larta janë rikthyer prapë. Por, këtë herë janë përfshirë edhe të tjerët.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: