Showbiz

Donaldi i bën portretin, Beatrix acarohet: Pse kaq të madhe e kam hundën?

Përveç aktrimit, Donald Veshaj ka shfaqur talent edhe në pikturë. Pas portretit të  Ismail Qemalit, që doli në ankand dhe u shit për një shifër prej 12 mijë euro, sot Donaldi vendosi të bëjë edhe portretin e Beatrix. Por gjërat nuk shkuan siç duhej.

Teksa këngëtarja po rrinte në profil, Donald Veshaj e pikturoi, megjithatë vajza në letër nuk ngjasonte aspak me Beatrix Ramosajn, gjë që u vu re edhe nga vetë ajo.

“Pse kaq të madhe e kam hundën?!”, iu drejtua Beatrix Ramosaj, e cila mesa duket nuk e ka pëlqyer pikturën. Nga ana tjetër, Donaldi e mori me sportivitet reagimin e saj duke i thënë me shaka se në fakt e ka hundën më të madhe por në pikturë ia kishte rregulluar ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close