Showbiz

Donaldi i foli për ditëlindjen e Borës, Alban Ramosaj mburret me reagimin e Beatrixës: Jam krenar për ty

Sot moderatorja Bora Zemani ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të. E  në shtëpinë e BBV-së, Donaldit iu bë një befasi me një parashutë ku shkruhej, ‘9 janar’.

Pas kësaj ishte Donaldi që në një ambient vetëm ja shpjegoj Trixës kuptimin e kësaj date. Ishte habitëse reagimi i Trixës e cila shumë butësisht i shpjegoi Donaldit se e kupton situatën dhe se kjo gjë është shumë e bukur.

Si rrallë herë më parë ishte vëllai i Beatrixës, këngëtari i njohurAlban Ramosaj, që ka reaguar direkt me të parë këto biseda.

Albani përmes një story në Instagram ka folur për mirësinë e Trixës, madje ai sqaroi se në kohën kur e vizitoi atë brenda shtëpisë së BBV-së dhe i tha se është shembulli i mirësisë është pikërisht kjo që Trixa bëri sot.

Këngëtari gjithashtu tregoi se Trixa është provokuar shumë nga jashtë dhe ajo ka treguar pjekurinë e saj, si dhe ai tha se Trixa duhet marrë shembull nga të gjitha vajzat.

‘Jam krenar për ty Trix’, ka shkruar gjithashtu Albani. Beatrixa është akuzuar shumë se ka hyrë në mes dhe ka rrëmbyer Donaldin nga Bora.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close