Categories Showbiz

Donaldin apo Ilirin? Ja kë shikon vajza Monika Lubonjës si mik më të mire për të

Vajza e Monika Lubonjës, Tea, ishte e ftuar ditën e sotme në “Fun Club” ku ka folur për rrugëtimin e nënë së saj në reality-show. Tea ka treguar se aktorja po tregon “Monikën e vërtetë” dhe se është e drejta e çdokujt ta pëlqejnë ose jo.

“Në këtë rast nuk jam mërzitur sepse ajo është Monika e vërtetë që shprehet aty. Është e drejta e çdokujt t’i pëlqejë ose jo.”– ka rrëfyer ajo.

Në diskutimin në lidhje me marrëdhënien e Monikës me Ilirin dhe Donaldin, Tea u pyet se kë do të preferonte mes të dyve, si personin që nxjerr në pah anën më të mirë të Monikës.

“Duke qenë se ajo është një lojë ata nuk kanë luksin e të qenurit alturistë me njëri-tjetrin. Nëse do ishin në një ambient jashtë nuk do të kishin këtë lloj presioni. Mendoj që mund t’i ketë miq të dy sepse janë dy karaktere të ndryshme, dy grupmosha të ndryshme dhe dy profile të ndryshme.

Ajo mund të diskutojë me Ilirin të bëjë gallatë dhe humor dhe të njëtën gjë mund të bëjë dhe me Donaldin dhe kjo për mua është një vlerë. Nuk e kuptoj pse diplomacia e Monikës është konsideruar si një antivlerë apo servilizëm. Është aftësia e saj që di ta mbajë mirë me të gjithë”, tha Tea.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME