Showbiz

Dua Lipa fotografohet nën shoqërinë e një mashkulli misterioz rrugëve të Londrës

a Lipa ishte e veshur në mënyrë rastësore teksa u largua nga një klasë e jogas së bashku me një djalë misterioz në lagjen “Notting Hill” të Londrës, të mërkurën.

Këngëtarja 27 vjeçe, dukej në humor të mirë gjatë daljes, teksa piu një kafe pasi vazhdoi rutinën e saj të fitnesit.

Interpretuesja e hitit “No Lie” kishte veshur një xhaketë jeshile për këtë ditë së bashku me tutat e zeza, shkruan DailyMail.

Duke i kapur flokët e saj brune në stilin bisht, Dua i shtoi pamjes edhe më tepër klas me një palë syze dielli.

Ylli i hitit “Levitating” kompletoi pamjen e saj me disa aksesorë, si vathët prej argjendi.

Dua përndryshe i shtoi katër milionë funte (4.5 milionë euro) pasurisë së saj nga fitimet e turneut në vitin 2022.

Pasi kishte shkëputur kontratën me kompaninë paraprake që e menaxhonte, artistja me origjinë shqiptare duket se nuk kishte arsye për keqardhje.

Llogaritë e saj bankare sapo kanë regjistruar shumat e reja që Lipa ka grumbulluar në arkë, e që kanë rezultuar afro katër milionë funte (4.5 milionë euro).

Kompania e saj ‘Dua Lipa Limited’ tani ka 21.6 milionë funte të grumbulluara – nga 17.5 milionë funte sa kishte një vit më parë.

Duke pasur parasysh se një kompani tjetër e saj ka asete prej 11.6 milionë funtesh, kjo sugjeron se menaxheri i saj i ri – babai Dukagin Lipa – po performon në mënyrë të kënaqshme.

Në shkurt, u zbulua se Dua i ndau rrugët nga kompania e menaxhimit që e ndihmoi atë të kthehej në një sensacion global pas një mosmarrëveshjeje për të ardhurat.

Këngëtarja, e cila kishte kontratë me kompaninë Tap Management me bazë në Londër, kishte nënshkruar marrëveshjen në vitin 2013 ndërsa punonte si kamariere në një bar.

Burimet e industrisë së muzikës thanë në atë kohë se largimi i saj ishte i lidhur me madhësinë e përqindjes që ajo mori nga regjistrimet dhe marrëveshjet tregtare të negociuara në emër të saj nga Tap Management.

Dua, një fituese e trefishtë e çmimit ‘Grammy’, ka nënshkruar kontratë me Ëarner Music dhe ka marrëveshje fitimprurëse me firma duke përfshirë Ujin “Evian”, linjën e parfumeve “Yves Saint Laurent” dhe gjigantin e modës “Versace”.

Duke komentuar vendimin e saj të befasishëm për t’u larguar nga Tap Management dhe menaxheri i saj, Ben Maëson, një burim tha në atë kohë: “E gjitha erdhi si një tronditje, por për fat të keq, gjithmonë do të ketë mosmarrëveshje kur bëhet fjalë për paratë”.

 

“Gjërat ishin duke u përgatitur për disa kohë. Tap e ka kthyer atë nga një adoleshente e panjohur në artisten më të suksesshme femër në botë”.

“Kur e shikon kështu, nuk mund të mos mendosh se diçka shumë e keqe ka ndodhur”.

Ajo u bë një emër i njohur në vitin 2018 kur kënga e saj hit, “One Kiss”, kryesoi top-listat në mbarë botën.

Një vit më vonë, ajo fitoi çmimin Brit për “Këngën më të mirë të vitit” dhe mori çmimet “Artistja e re më e mirë” dhe “Kënga më e mirë ritmike” në “Grammy Aëards 2019”.

Në atë kohë u raportua se babai i zonjushës Lipa, Dukagjini do të merrte menaxhimin e saj nga Tap, yjet e tjerë të të cilit përfshijnë: Ellie Goulding dhe ish-këngëtaren e grupit Little Mix, Leigh-Ann Pinnock.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close