Showbiz

Dua Lipa: Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet së bashku me familjen dhe miqtë e saj. Lipa ka publikuar në mënyrë të vazhdueshme foto në rrjetin social instagram duke promovuar edhe bukuritë natyrore të vendin tonë.

Në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja shqiptare shfaqet duke kërcyer valle popullore me një gotë rakie në kokë dhe me shami në dorë. “Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptar”, shkruan këngëtarja Lipa teksa kërcen e rrethuar nga familjarët dhe miqtë. Një ditë më parë, Dua vizitoi edhe Butrintin një nga atraksionet më të vizituara nga turistët e huaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: