
Me mijëra njerëz janë “dyndur” në profilin e Dua Lipas në Instagram pasi këngëtarja publikoi disa foto të shkrepura për Vogue France.
Në një prej fotografive, këngëtarja shqiptare pozon edhe topless.
Dua do të shfaqet në kopertinën e revistës së modës për numrin e shtatorit. Në intervistën e dhënë, ajo flet ndër të tjera edhe për kuptimin që mban emri i saj dhe rrënjët shqiptare.
Pjesë nga intervista:
Emri yt do të thotë “dashuri” në shqip. Por kur e dëgjoj, nuk mund të mos dëgjoj gjithashtu “dualitet”…