Categories Showbiz

“Duhej t’i thoja botës se nga vij”, Rita Ora: Jam inspiruar gjithmonë nga kultura shqiptare

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora gjithmonë ka treguar me krenari origjinën e saj. Së fundmi, për “Diaspora Flet 2020”, Rita u shpreh se është frymëzuar gjithmonë nga kultura shqiptare dhe se ndihet krenare që nuk është artistja e vetme shqiptare që ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare

“Për mua ishte shumë e rëndësishme t’i thoja botës kush isha dhe nga vija dhe gjithmonë kam qenë si një libër i hapur për të. Gjithmonë kam qenë e inspiruar nga kultura e Shqipërisë, moda, veshjet tradicionale, muzika, arti. Gjithmonë e kam dashur kulturën shqiptare Po t’i shikosh projektet e mia në vijim janë të frymëzuara nga kjo kulturë.”, tha ndër të tjera Rita.

Ndërkaq, Rita tha për kryebashkiakun Erion Veliaj se preferon të konsumojë ushqime tradicionale shqiptare, ku përmendi ndër më të preferuarit. Ndër të tjera, ylli i hitit “Anywhere” theksoi se tashmë me pandeminë është bërë më e ndërgjegjshme për t’u kujdesur për shëndetin mendor. Ajo tha se mediton çdo ditë në mëngjes dhe nuk e prek telefonin për disa minuta.

“E dua mëngjesin dhe e kam ngaqë mamaja gjithmonë ka gatuar mëngjese të mira. Nuk tallem po të them që të preferuarat e mia janë speca me djathë, vezë në havjar dhe nuk e di nëse e them gabim, por gjithashtu dhe llokumet që i bën mamaja, jem me reçel dhe mjaltë. Nuk po them që është ushqimi më i shëndetshëm por definitivisht është më i shijshëm.”, tha Rita. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME