
Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga finalja e madhe e Big Brother Vip 2 katër finalistët mëngjesin e sotëm janë zgjuar në mënyrën më të bukur.
Disa parashuta fluturuan mbi shtëpinë më të famshme të momentit dhe secila parashutë mbante një mesazh për finalistët.
Të katër banorët u emocionuan kur panë parashutat dhe i përshëndetët me duar. Kujtojmë se e shtuna mbrëma do të jetë vërtet një natë magjike, plot emocione të forta dhe supriza.
Ishte vetë regjisori Eduart Grishaj i cili zbuloi pak nga këto supriza ku një prej tyre do të jetë dhe dasma madhështore e Luizit me Kiarën.