Categories Showbiz

Dyshja e njohur, Elif dhe Omer ‘rikthehen’ bashkë pas shumë vitesh

Engin Akyürek, aktori i njohur me rolin e Omerit në serialin “Diamante dhe dashuri”, prej pak kohësh ka nisur xhirimet për një serial të ri. “Sefirin K?z?”, bashkë me Engin, kishte deri tani protagoniste edhe aktoren e njohur Neslihan Atagül.

Kjo e fundit, për shkak të problemeve shëndetësore, është detyruar ta lërë serialin duke u zëvendësuar kështu me ish-partneren e Engin, Elif.Tuba Büyüküstün e ka bërë zyrtar lajmin që do t’i bashkohet kastit të serialit të ri bashkë me grupin e punës, me të cilin ajo ka punuar për disa vite.

Pavarësisht se në dukje, Tuba do të zëvendësojë Neslihan Atagül dhe personazhin e saj, në fakt, jo. Ajo nuk do të jetë vajza e ambasadorit, ‘Nare’, por do t’i besohet një rol i ri në serialin e suksesshëm. Duke e ndarë entuziazmin edhe me fansat e saj, me një foto bardhë e zi në Instagram, Tuba shkruan se ndihet shumë e lumtur për këtë projekt:

“Nis nga puna një rrugëtim i ri, por i njohur. Ish-partneri im, Engin, skenaristi im i dashur, shoqja ime Eylem, i dashuri Emre, të cilin e kam takuar në vitet e para në aktrim, kam kënaqësinë të punoj sërish me ju dhe me Star Tv. Shihemi së shpejti me një karakter të ri…”, ka shkruar aktorja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të …

Një mister ka pushtuar mediat e opinionin Italian dhe ka të bëjë me zhdukjen e…

LEXO ME SHUME