
Edhe pse lidhja e tyre ka përfunduar prej kohësh, Blero dhe Afrona nuk janë kursyer me detajet dhe deklartat duke fajësuar njëri-tjetrin për ndarjen.
Ditën e djeshme, ishte Blero ai që në një intervistë u shpreh se marrëdhënia e tij me Afronën përfundoi pë arsye financiare.
I ftuar në një intervistë për ‘Prive’, Blero tha se marrëdhënia e tyre po zbehej në momentin kur ai filloi të kufizonte shpenzimet financiare. Edhe pse në mënyrë indirekte, këngëtari ka lënë të kuptohet se ajo e la për paratë.
“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjer si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, ka thënë Blero.
Kjo deklaratë nuk kaloi pa u vënë re edhe nga Afrona, e cila me anë të një postimi në instagram, la të nënkuptohej se ai po gënjen.
“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”-shkuan ajo bashkangjitur me një foto.
Gjatë intervistës këngëtari tregoi gjithashtu se kur ai investoi paratë në një biznes të përbashkët që Afrona donte të hapte në Zvicër, por që me të nisur iniciativën, ajo u zhduk.
“Kam japë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha Blero.