Categories Showbiz

E akuzuan se kishte zmadhuar gjoksin/ Nevina Shtylla sqaron të vërtetën

Nevina Shtylla është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Ajo shpesh herë është komentuar në mediat rozë dhe në rrjetet sociale për pamjen e saj të jashtme. Pak muaj më parë në rrjetet sociale e akuzuan se kishte zmadhuar gjoksin.

Në një diskutim në rubrikën “Në Trotuar”, ajo ka sqaruar se si qëndron e vërteta. Moderatorja Nevina Shtylla në “E Diell”, ka diskutuar në lidhje me operacionet plastike. Para disa muajsh shumë ndjekës të saj nisën të aludonin se Nevina ka bërë disa ndërhyrje plastike. Nevina theksoi se nuk ka kryer ndërhyrje dhe se ndihet mirë me trupin e saj, duke shuar kështu të gjitha aludimet në lidhje me këtë temë.

Nevina Shtylla: Unë nuk jam kundra ndërhyrjeve estetike e kirurgjikale. Ka persona që e kanë të domosdoshme këtë gjë dhe në momentin që ndikon në një vazhdimësi të mbarë të jetës le t’i bëjnë, për të mbuluar një defekt që mund të kenë. Unë kam pasur trysni, edhe e kam menduar nëse do të doja të bëja ndonjë ndërhyrje apo jo.

Armela Topi: Para dy tre muajsh  ti ke përfunduar me gjoksin e bërë.

Nevina Shtylla: Unë normalisht ndihem mirë me veten time kështu si jam. Nëse do të doja që Zoti të më kishte bërë me një trup tjetër, do të kisha bërë ndryshime, por nuk është se e mendoj që jam aq keq apo ndihem keq me veten time sa që dua ta ndryshoj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME