Categories Showbiz

E dashura e Nas Daily flet për femrat shqiptare

Nas Daily është blogeri i famshëm izraelito-palestinez, i cili së fundmi vendosi të vizitonte Shqipërinë dhe të pikaste temat më interesante në vendin tonë për t’i shpalosur ato në disa video 1-minutëshe, të cilat më pas i ndan me 10 milionë ndjekës në profilin e tij në Facebook.

Puntata e djeshme e emisionit “Xing me Ermalin” prodhoi jo pak polemika. I ftuari i mbrëmjes ishte pikërisht Nas, i cili shoqërohej nga e dashura e tij Alyne.

Ka qenë një pyetje e Kejvinës, çfarë acaroi situatën.

Ajo iu drejtua blogerit me pyetjen:

“Udhëtimet i bën për të kapur femra?!”

Kaq ka mjaftuar për të tensionuar situatën. E dashura e blogerit nuk e ka pritur mirë pyetjen e Kejvinës, të cilën e ka cilësuar si të pavend. Më tej ajo lëshoi një apel të fortë, duke dënuar trajtimin e femrave si objekt seksual në Shqipëri.

Alyne tha e përlotur:

“Kjo pyetje është e papërshtatshme, unë e di që këtu jemi në Shqipëri dhe ju nuk i respektoni gratë, por kjo për mua do të thotë shumë. Shteti juaj ka një problem, atë të keqinterpretimit të figurës së femrës dhe shkeljen të drejtave të saj”.

Moderatori i emisionit Ermal Mamaqi, ka dashur ta kalojë këtë situatë me të qeshura, por është ndërprerë sërish nga Alyne.

Ajo u shpreh më tej:

“Jam e mërzitur me këtë botë, sidomos me Shqipërinë ku femrat në rrugë trajtohen si m*t, si objekte seksi.”

Mamaqi ka kërkuar që kjo skenë të pritej, por ka qenë dëshira e çiftit, që kjo temë të diskutohej dhe të merreshin masa.

Kjo ka detyruar moderatorin ta fusë këtë pjesë në transmetim, duke e paraqitur si një video pas kuintave.

Ai pranoi se në Shqipëri lejohet të bësh seks në televizion ndërsa ka deklaruar se është kundra prezantimit të këtyre temave, të cilat prekin shumë femra në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME