Showbiz

“E dua bashkëshortin këtu”, Eni Çobani premton publikisht rindërtimin e banesës së çiftit

Eni Çobani, i adresohet më qartë problemit të dy bashkëshortëve të cilët kanë ardhur për seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”. Gjatë kësaj rubrike të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, ajo shpjegon se përveç shtëpisë ku jeton aktualisht Merita, e cila është e shkatërruar nga tërmeti, Pelivani ka në pronësi edhe një tjetër, për të cilën nuk ka dokumentacionin e nevojshëm që shteti t’ia rindërtojë.

Pelivani nuk pranon të kthehet në shtëpi me Meritën pasi 30 mijë lekë të vjetra që ajo merr si ndihmë ekonomike nuk mjaftojnë për asgjë. Siç thotë Merita, ajo mezi arrin të paguajë faturat e ujit dhe të dritave, nga ana tjetër nuk ka as bashkëshortin pranë.

Eni Çobani: Të paktën është kjo është thirrja, Ardit, që ne ta ndihmojmë këtë çift që edhe Pelivani të vijë se ëhtëë 62 vjeç siç tha, po edhe zonja me këto të ardhura kaq të pakta. Detyrimi i administratorit dhe i shtetit është bërja dhe rindërtimi i banesës, po çfarë ka ndodhur? Ka dy banesa Pelivani, i thonë: Lëre këtë të prishurën të të bjerë sepse edhe toka lëviz atje, po ta bëjmë ty prapë të shkaktohet një dëm, ta bëjmë te shtëpia tjetër”. “Shtëpinë tjetër ia bleva kushëririt dhe s’më ka bërë letrat”, thotë. Ky është problemi i shtetit sepse zotëria po nuk tha që është shtëpia e tij, nuk ka se çfarë i rindërton, prandaj këtij i dalin dy probleme, me kushëririn për të bërë letrat dhe më pas për t’ia çuar shtetit që t’i bëjë shtëpinë.

E kuptoni tani Meritën se në çfarë situate është? Thotë në vend të qëndrojë këtu dhe të mbarojë këto punë, ky shkon në Greqi. Zotëria thotë me 30 mijë lekë nuk jetohet , unë duhet të shkoj të fitoj diçka, të vij të hamë”, është problem i jashtëzakonshëm. Merita, kërkesa juaj ndaj bashkëshortit tuaj kush është? Thjesht dhe vetëm që ju të bashkoheni, apo kërkoni edhe rindërtimin e kësaj banese?

Merita: Rindërtimin e dua, po unë ku do rri?

Eni Çobani: Për Pelivanin si e kemi, e duam këtu apo të vazhdojë jetën në Greqi?

Merita: Unë këtu e dua Pelivanin se unë nuk jetoj vetëm.

Nisur nga ky përfundim, Eni Çobani i jep një zgjidhje situatës me një premtim publik. Ajo i kërkoi Pelivanit të qëndrojë në shtetin tonë për të përfunduar letrat e banesës tjetër në mënyrë që të bashkëpunojnë me kryetarin e bashkisë Pogradec për rindërtimin e saj./tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: