Categories Showbiz

‘E dua burrin shqiptar’, Ronela Hajati rrëfen të pathëna rreth jetës së saj private

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, është akoma single dhe ene ka treguar se jeton me mamën e saj. Ajo është shprehur se dëshiron shumë që të bjerë në dashuri, por ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës së saj.

Gjatë një interviste të dhën ësë fundmi, ajo ka treguar se dëshiron privatësi dhe fakti që jeton me mamanë e saj e ka penguar. Megjithatë, Ronela ka treguar se nuk ka ndërmend ta lërë nënën e sja të vetme, pasi është fëmijë i vetëm dhe babi ka ndërruar jetë.

“Nuk do toleroja askënd që do më thoshte të lija muzikën. Partneri im dua që të jetë i pari në profesionin e vet, të bëjë një punë që e do me shpirt, ashtu si unë. Këngëtare më kanë gjetur të gjithë njerëzit, shoqëria dhe s’kam ndërmend ta ndryshoj, derisa të ma japë koka ime. Të më thotë dikush lije muzikën se konceptoj dot. Aktualisht jetoj me mamin tim, kam pasur momente kur kam dashur të ikja nga shtëpia, por s’mund ta lë vetëm. 

Jam vajzë e vetme, s’ka fëmijë të tjerë, bashkëshortin se ka më. Ajo është vetëm edhe pse me mua atje, kam nevojë për pavarësi, por se lë dot. Ka vite që më thotë kur do martohesh, por është konservatore. Familja është gjëja e shtrenjtë për të. Por mendoj se në kohët që jemi familja e shëndoshë është e vështirë për tu arritur dhe për ta mbajtur, s’dua të bëj gabime që do rëndojnë diku tjetër, tek fëmija, apo bashkëshorti. S’ka ardhur njeriu i duhur, s’më pëlqen njeri. 

Nuk është për tu ankuar. Besoj shumë tek kimia, kam dëshirë të jem e dashuruar shumë, aq sa të mos i vë re gabimet e tij. Deri tani s’më ka ndodhur. Gjej vetëm ‘cenet’ tek djemtë. Jam tolerante në marrëdhënie, kur jam e dashuruar jam absolutisht një engjëll, jam romantike. Kam qejf të bukurën, dashurinë por kur të ndodhë. S’dua të gjej dikë se më erdhi mosha, apo se duhet. S’më intereson çfarë thonë të tjerët. E dua burrin shqiptar”, tha Ronela Hajati.

Këngëtarja ka treguar edhe një incident të ndodhur në një club nate, ku ‘bëri për vdekje’ një djalë.

Jam rrahur vetëm me një çun, e kam bërë të vdekur. E meritonte, ishim në një club, ishim shoqëri e madhe. Ky djali ishte me dy goca, më shtynte. Herën e katërt më shty aq fort dhe rashë në cepin e tavolinës, më bënë sytë xixa. 

Tallej, qeshte se kishte pirë, mua po më merrej fryma dhe unë e shtyva, jo të shtyrë, e shava. Kur u afrua për të më rënë, aty i ra një me gotë, u bë hata e madhe. Nisën njerëzit të ziheshin, po nxirrnin nervat e tyre. E mori mavrinë e nxorën jashtë. Tani dal rrallë, më parë kam dal më shpesh”, u shpreh artistja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të …

Një mister ka pushtuar mediat e opinionin Italian dhe ka të bëjë me zhdukjen e…

LEXO ME SHUME