Ndodh e papritura në Top Channel, gjatë transmetimit të rubrikës “Beauty” në “E diell”. Gjithçka ndodhi pas eleminimit të parukierit Lorenco i cili kishte për detyrë të imitonte look-un e blogeres Estela Ujka. Kur mësoi vendimin e jurisë, Lorenco kundërshtoi duke u shprehur se nuk e meriton të penalizohet për një gabim.
“Unë nuk arrita të kopjoja, por arrita të bëja kreativitet. Meritoj dhe një shans. Nuk mund të më gjykoni mua as ti, as ju që keni nga 5-10 vite eksperiencë. Dhe të më penalizoni vetëm me një gabim”, u shpreh Lorenco dhe më pas hodhi mikrofonin me nerva dhe përplasi kamerat në studio.