Showbiz

E ëma e surprizon me letër Monikën: Sot ke gjithë mbështetjen time!

Monika ka hyrë në shtëpi me një peng të madh. Ajo nuk ka marrë dakortësinë e nënës së saj për eksperiencën që nisi brenda shtëpisë.

Gjatë spektaklit të sotëm ajo më në fund pati mundësi të dëgjojë qëndrimin e saj. Në ditën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e saj trokiti moderatorja Arbana Osmani. Teksa po bisedonin të dyja, nëna e Monikës tregoi se në shumicën e rasteve nuk bien në dakortësi dhe se Monika vepron gjithnjë siç e mendon.

‘’Ndodh që edhe që nuk biem dakort por Monika bën gjithmonë siç mendon. Në shtëpi nuk më ka mërzitur me ndonjë gjë’’,- deklaroi ajo.

Gjithashtu për Monikën kishte mbërritur edhe një letër, ku nëna e saj ndër të tjera shkruante:  Inteligjenca nuk duhet të mbulhet nga emocionet. Gjyko drejtë dhe me pastërti. Nuk duhet të harrosh që je në lojë, luaj veten tënde. E vetmja forcë që nevojitet në jetë është ajo e dashurisë.

Sot ke mbështetjen e nënës dhe të Teas’’,- shkruhej në një letër të shkruar nga ajo. Monika e përlotur i shprehu nënës disa fjalë të ndjera dashurie duke e falenderuar edhe për gjithë përkrahjen.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: