Categories Showbiz

“E kapnin nga flokët”, nëna rrëfen ngacmimet ndaj djalit: Më pyeste për pëllëmbët e duarve

Kur lindi Majkëllin, Griselda u përpoq ta vazhdonte shkollën, por nuk mundi ta mbaronte ciklin e mesëm, një peng që ajo shpreson ta zhbëjë në të ardhmen. Por nga ana tjetër nuk ndihet aspak e penduar sepse me Majkëllin ka mësuar dhe është pjekur, apo siç shprehet ajo në  “Ka Një Mesazh  Për Ty”, “kanë rritur njëri-tjetrin”.

Por pjesa më e dhimbshme për të janë fjalët ndaj djalit të saj, i cili duke trashëguar gjenet e babait dhe familjes së tij të huaj, kishte tipare të përziera. Kthimi nga Amerika pas divorcit kur djali ishte vetëm 3 vjeç, nisi të përballë nënë e bir me paragjykimet mbi pamjen e tij, rrëfen ajo në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Ardit Gjebrea: Po Majkëllit çfarë i thonin?

Griselda: Kurse Majku, pasi lindi dhe u kthyem nga Amerika dhe ishte 3 vjeç, ai ka lindur si ish-bashkëshorti, si kinez, ka lindur si korean në fakt, me sy të tërhequr e flokë të drejtë si të mitë, por gjatë rrugës nisi të ndryshonte nga geni i familjes së ish-burrit tim. E gjykonin për ngjyrën, flokët, “ç’janë këto, ti e ke prindin jo shqiptar”, gjykime nga më të ndryshmet.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë ai kur filloi të ndiente bullizimin, në çfarë moshe?

Griselda: Më shumë nga klasa e parë dhe në parashkollor po ashtu.

Ardit Gjebrea: Në ç’vend?

Griselda: Në Kosovë, Ferizaj.

Ardit Gjebrea: Çfarë  i thoshin?

Griselda: Gjëra nga më të ndryshmet.” Ti nuk je i joni, ti je i huaj, ti je i zi”, më fal për shprehjen, “njeri me ngjyrë”.” Flokët  pse i ke kështu?”, shkonin  e kapnin nga flokët.

Ardit Gjebrea: Ai si reagonte?

Griselda: Ai më thoshte mua “mami, pse ma bëjnë këtë gjë, pse jam ndryshe?” Unë i thosha “nuk je ndryshe”. Ai thoshte “mirë, ta bëj një pyetje, pse pëllëmbën e dorës këtu e kam të zezë dhe këtu e kam të bardhë, kështu pse më gënjen që jam njësoj si gjithë të tjerët?”/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME