Categories Showbiz

E martuan ende pa lindur, Franga: Në klasë të tretë i gjuajta vjehrrës me kumbulla

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Franga e cila ka rrëfyer me detaje historinë e saj. Ajo ka treguar se familjarët e saj kanë vendosur që kur të lindin një vajzë do e martojnë me fëmijën e palindur të një miku të familjes.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe kur të martuan?

Franga: Nuk bëhet fjalë për vite, pa u bërë akoma fekondimi i vezës.

Ardit Gjebrea: Nëse do vinte në jetë Franka, ajo do ishte e martuar me…?

Franga: Me Xhovalinin.

Ardit Gjebrea: Po ai kishte lindur?

Franga: Pa lindur dhe ai. Babai kishte një hallë që e quanin Franga e cila nuk bënte dot fëmijë, jetonte me burrin e vetë dhe me kunatin. Kunati kishte një fëmijë, në moshë me babain tim dhe tha, kur t’i lindë një djalë, djalit do i vihet emri Xhovalin, siç e kishte i shoqi i Frangës, kur të të lindë një vajzë ty do i vesh emrin Franga e kur të lindin, të rriten do të martohen bashkë që të mos humbasin kurrë emri i çiftit Franga me Xhovalinin.

Lindi Xhovalini para, pas një viti lindi dhe Franga, vijnë e shohin Frangën, nusen sapo kishte lindur, gëzim shumë i madh sepse i ka lindur nusja, djalit.

Kalojnë vite dhe mua më kujtohet si sot, isha në klasën e tretë, në një moment po vinte në shtëpinë tonë e ëma e djalit, vjehrra. Sa afrohet, filloi të qeshte dhe tha nusja e djalit tim. Unë marr kokrra nga kumbulla që isha dhe e gjuaj dhe i them unë kurrë nuk e marr djalin tënd dhe ajo qeshte hahaha.

Ardit Gjebrea: Pra ti që në klasën e tretë i gjuaje vjehrrës me kumbulla?

Franga: (Qesh). Kalojnë vit pas viti, në klasën e 8, problemi ishte Franga do vazhdojë shkollën, apo Franga do të fejohej, martohej, e krijojë familjen si të gjitha bashkëmoshataret e mia.

Për nënën time unë do e lija shkollën dhe nuk do e kisha vazhduar, për të do kisha thurur triko, çorape, të thurja pajën dhe të shkoja tek Xhovalini.

Kur isha unë në klasën e shtatë, djali ishte në klasën e tetë, vinte nga qyteti në shkollën ku isha unë, në Balldren me biçikletë. Im at më dha sinjalin që do vazhdojë aty klasën e tetë.

Ardit Gjebrea: Ti deri në klasën e 7-8 ishte takuar ndonjëherë me Xhovalinin?

Franga: Absolutisht jo. Kur po mbaroja klasën e tetë babi më tha si do bëjmë a do vazhdosh shkollën apo të fejohesh e martohesh? I them do vazhdoj shkollën. Më thote me një kusht, që vitet që do vazhdosh shkollën të mos lidhesh me asnjë njeri tjetër. Ja dhashë fjalën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME