fbpx
Showbiz

“E pive jetën me një kupë! Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht”, moderatoja shqiptare humb njeriun e dashur

Babai i moderatores Dojna Mema, Bujar Mema, është ndarë nga jeta. Ka qenë vetë Dojna që përmes një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e trishtë. Teksa ndan një video të momenteve më të bukura me të atin, Dojna shkruan: “Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky është Babi i familjes. P.S.: Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”. Sipas profilit të tij në Linkedin, Bujar Mema punonte prej 16 vitesh në NCB Interpol në Tiranë. Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmjë. U prehtë në paqe. /e.s/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button