fbpx
Showbiz

E quajti shkarravinë, plas keq mes dy moderatoreve në ”Top”: Pse të djeg miza ty moj xhan (Kunjat e plota mes Orit edhe Megit)

Mbrëmjen e djeshme , moderatorja Ori Nebiaj hodhi një thumb të papritur në rrjete sociale, duke iu drejtuar njërës prej moderatoreve të reja të ekranit. Ajo e quajti “shkarravinë” vajzën në fjalë, duke ngritur aludime të mëdha tek publiku. “Pu pu pu. E diela në shtëpi përfundimisht një torturë për sytë nëse bën ‘zapping’ në televizor. Ca emisione shtërpë dhe tallava e ca shkarravina që bëjnë si moderatore, por që shkaktojnë dhimbje sysh dhe veshësh. Ndjesë për mllefin e sinqertë, por i ka jeta dhe këto”- shkruante Ori.

Nuk e dimë nëse ishte rastësi që një shkrim nga Megi Pojani, jo pak e njohur për publikun, erdhi në të njëjtin moment si një kundërpërgjigje për moderatoren Nebiaj. Të paktën ndjekësit kështu mendojnë.

”Unë jam fëmijë I ’96-tës. Nuk jam e ’80-tës dhe s’më ka ngelur ora tek nostalgjia italiane, tek ‘eleganca’ e Mediaset dhe Mina e Celentano. Unë jam rritur me Disney Channel, me serialet amerikane dhe MTV. Unë e adhuroj magjinë, shumë s’është kurrë mjaftueshëm dhe e di shumë mirë si e bëj punën time. Unë dua të jem një magji spektaklesh. Unë nuk moderoj, UNË MEGIPOJANIZOJ!”– shkruante Megi, e cila momentalisht është moderatore e “Maskat” në “E diell”.

Por pasi ky lajm mori dhenë dhe për të qetësuar situatën, Ori reagoi sërish në Instagram duke zbuluar me kë e kishte thumbin dhe në fakt s’na u duk tepër bindëse!

Ajo rrëfeu se deklarata e saj i dedikohej moderatores së famshme italiane, Barbara D’Urso, emisioni i së cilës transmetohet gjithashtu të dielën.

“Pu pu pu, ça paskeni qenë për içik thashethem! Me Barbara D’Urson e kisha dhe #barbaradursorizimin e mendjeve artistike. Si tha xhaxhi Jovan Bregu: Pse të djeg miza ty moj xhan pse?”- ka shkruar Ori.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button