Categories Showbiz

Edhe Young si ”Rolling Stones”: Trump të mos përdorë këngët e mia

Edhe Neil Young është kundër përdorimit të këngëve të tij gjatë takimeve elektorale të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ylli i muzikës hard rock por jo vetëm, postoi në Twitter një video të festimeve të 4 korrikut në Mount Rushmore, ku Trump ishte i pranishëm, me notat e këngës së tij ”Rockin’ in a Free World”, që e shoqëron me shënimin “Kjo nuk është e mirë për mua”.

Ai deklaroi solidaritetin e tij me Lakota Sioux, vendasit e zonës së malit Rushmore që pretendojnë atë si territorin e tyre dhe e konsiderojnë të paligjshëm monumentin e fytyrave të gdhendura në shkëmb të katër presidentëve amerikanë. Nuk është hera e parë që Young e kritikon përdorimin nga ana e Trumpit të këngëve të tij.

“Ai nuk ka lejen time për të përdorur ‘Rockin’ in a Free World’. Ai ligjërisht ka të drejtë, por është kundër dëshirës sime”, i tha ai revistës ”Rolling Stone”, në vitin2018.Para pak ditësh edhe grupi legjendar i muzikës rock ”Rolling Stones” i kërkoi Trumpit të njëjtën gjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të …

Një mister ka pushtuar mediat e opinionin Italian dhe ka të bëjë me zhdukjen e…

LEXO ME SHUME