Categories Showbiz

Eglein Laknori shpjegon pse luan shpesh role grash (Video)

Në një intervistë për programin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan ishte aktori i njohur i spektaklit të humorit “Klanifornia”, Eglein Laknori. Gjatë periudhës së pandemisë, stafi ka xhiruar në terren dhe Laknori shprehet se ai personalisht e do terrenin, se e shfaq më shumë spontanitetin e tij. Me shaka thotë se personazhet që ai sjell, i do si fëmijët e tij.

Eglein Laknori: Unë personalisht e dua shumë terrenin, e shfaq më shumë spontanitetin tim në terren, e shijoj. Unë personazhet e mi i dua si fëmijët e mi, pavarësisht se nuk kam fëmijë, por i dua si fëmijët e mi dhe sa fëmijët e mi. Unë çdo gjë që bëj, e bëj me shumë dashuri.

I pyetur nga gazetarja, se pse e shikojmë shumë shpesh në role grash, ai u shpreh se ndoshta i rri më mirë si rol për shkak të mimikës, por gjithsesi është i mendimit se aktori mund ta bëjë. Më tej shton se nëse i duhet të bëj rolin e femrës, do ta bëj sa të ketë jetën dhe nuk e ka aspak problem. Ai personalisht çfarëdolloj gjëjë që do t’i kërkohet, do ta bëjë me shumë kënaqësi.

Eglein Laknori: Po si duket më rri mirë mua kjo, si duket kam plastikën dhe mimikat, por prapë unë jam me mendimin që aktori bën, nëqoftëse më duhet të bëj femër do ta bëj derisa të kem jetën, nuk e kam problem. Domethënë çfarëdolloj gjëjë që më kërkohet që ta bëj, do ta bëj me shumë kënaqësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME