Showbiz

Einxhel i kërkon Monikës falje: Doja të ta kërkoja që në fillim por situata agravoi

Dita e falenderimeve është festuar edhe në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.  Për banorët ishte organizuar një mbrëmje surprizë, me ushqim dhe muzikë të mirë. Në kuadër të kësaj dite të shënuar, ata kanë shkruar edhe nga një kartolinë ku i dedikonin nga një falenderim personit më të dashur jashtë por edhe njërit prej banorëve.

Einxhel fillimisht falenderoi familjen e saj: Si sot 32 vite më parë mamaja ime më dha jetë mua duke rrezikuar të sajën. Të dy bashkë me babin kanë bërë që të mos mungojë asgjë.

Falenderimi i saj vijoi për Beniadës për të cilën tha se e ka mbështetur pa kushte dhe në çdo rrethanë.

Këtë mundësi, Einxhel e shfrytëzoi edhe për t’i kërkuar falje Monikës për të cilën tha: Ke nxjerrë anën time më të keqe por dua të të falenderoj sepse më ke mesuar të përmbahem. Kam dashur të të kërkoj falje që në fillim por situate agravoi, kështuqë më fal që të kam ngritur zërin.TCH

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: