Categories Showbiz

Einxhel Shkira shtatzënë? Ja postimi i ‘ndjerë’ i moderatores për DJ Dagz

DJ Dagz dhe Einxhel Shkira kanë qenë një prej çifteve më të diskutuara të edicionit të parë të Big Brother VIP.

Ata po vazhdojnë të kenë një lidhje shumë të konsoliduar edhe jashtë shtëpisë, gjë të cilën nuk po hezitojnë ta tregojnë edhe përmes rrjeteve sociale.

Sot (e mërkurë) në ditëlindjen e 30-të të Dagzit, Einxhel shfrytëzoi rastin për t’i bërë atij një dedikim të veçantë në rrjetin social Instagram.

Mes të tjerash, në fund të urimit moderatorja shkroi në gjuhën angleze “Ne të duam ty”, duke ngritur kështu dyshimet për një shtatzëni të mundshme të saj.

Pikërisht kjo pjesë iu ka rënë në sy disa fansave me sy të mbrehtë, të cilën nuk kanë hezituar që ta publikojnë atë në rrjetin social Twitter.Dhe një nga postimet e fansave pikërisht me theks te pjesa e urimit në vetën shumës, është pëlqyer nga vet llogaria e Dagzit në Twitter.

Një tjetër detaj që përforcon dyshimet për shtatzëni, është në replikën e një komenti ndaj kunatës së saj (motrës së Dagzit), Enxhel shkruan ndër të tjerash: “Kuni, jam shumë emocionale këto ditë sa që s’mund të mbahem. Zemra ime është plot me dashuri për ju dhe jam e lumtur të gëzojmë të gjithë bashkë një kapitull të ri të njeriut që duam aq shumë e na bëri një familje bashkë”.

Por për një arsye të panjohur, Einxhel më pas e editoi pjesën ku shkruante “Ne të duam” në urimin e saj, duke e lënë thjeshtë “Të duam”.Të gjitha këto indikacione kanë çuar fansat në hamendësimin se Dagz dhe Einxhel mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME