fbpx
Showbiz

Elvana përfaqëson San Marinon në ‘Eurovision’? Zbulohet e vërteta

Një ditë më parë, mediat rozë hamendësuan për lëvizjen e radhës nga këngëtarja Elvana Gjata. U përfol se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, ishte përzgjedhur për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision. Mirëpo së fundmi është bërë e ditur që keto lajme nuk janë të vërteta.

Burime të afërta me Elvanën kanë treguar për ‘Anabel.al’ se Elvana nuk ka marrë një ftesë. Për më tepër këngëtarja është surprizuar po aq sa ndjekësit e saj për këtë lajm.

Mesa duket, e gjitha ka nisur si një lojë dhe dëshirë e fansave të këngëtares në mbarë botën, që e kanë pëlqyer shumë këngën pjesëmarrëse në RTSH “Me Tana”.

Në festivalin e fundvitit, Elvana Gjata ishte një nga pretedentet kryesore për të fituar çmimin e madh. Por triumfoi Arilena Ara, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button