Showbiz

Emisioni i Rudinës vjen me një ndryshim të madh, ajo thumbon koleget

Ditën e djeshme emisioni “Rudina”, nisi sezonin e ri televiziv e këtë vit shënon sezonin e 10 të transmetimit. Me të nisur emisioni, Rudina zbuloi ndryshimin e madh që do të ketë “Rudina” këtë sezon.

Emisioni “Rudina” tani do ta ndiqni jo pesë, por gjashtë ditë në ekran, nga e hëna në të shtunë duke lënë vetëm të dielën pa transmetim.

“Ju ftoj të na ndiqni nga e hëna në të shtunë këtë sezon. Kemi një ndryshim dhe risi të bukur këtë vit. Do të jemi shumë më gjatë me njëri-tjetrin”, tha Rudina. Moderatorja gjithashtu kujtoi në këtë sezon të 10, nisjen e programit të saj i cili në fillim mbante emrin “Takimi i pasdites” dhe u shpreh mirënjohëse për publikun që e ndjek këtë emision çdo pasdite.

“Programi jonë fillimisht ka nisur me takimin e pasdites, ka qenë një program që solli risi të vërtet, një format ndryshe, u pëlqye menjëherë, u ndoq, u pasua, u kopjua dhe nga shumë të tjerë, por sot jetojmë në një botë të lirë ku secili mund të bëjë gjërat që dëshiron. E rëndësishme është të jemi origjinal dhe ne vazhdojmë të ruajmë origjinalitetin, të ecim përpara. Me shumë krenari e them këtë dhe pa harruar gjithmonë mirënjohjen që kam për ju”, u shpreh Rudina.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button