Categories Showbiz

Eneda Tarifa feston 39-vjetorin e lindjes

Eneda feston sot 39-vjetorin e lindjes. Këngëtarja ka ndarë disa foto me ndjekësit në Instagram, në sfond të së cilës shihet ambienti i zbukuruar me tullumbace. Eneda së fundmi mori vendimin për të lënë aktrimin dhe për t’u fokusuar tek muzika, e nisur nga kjo, edhe në tortë ishte vendosur një mikrofon për të simbolizuar profesionin e vërtetë të saj.

Krahas postimit, Tarifa vendosi të japë edhe një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata që nuk janë të lumtur me jetën. “Po, sot kam ditëlindjen. Nuk ka asgjë të veçantë nga ndonjë ditë tjetër ditëlindjeje e çdokujt prej nesh, por ditëlindjet janë të bukura se mbartin një ndjesi shprese, celebrojnë “jetën” (sado e ndryshme është ajo për secilin prej nesh).

Mendoj se jetët tona duhet t’i ndërtojmë vetë, t’i zbukurojmë vetë, pa u dorëzuar asnjëherë. Për mua, ky është suksesi i një jete kryesisht të lumtur. Dhe mos më thoni që është çështje fati. Fati është vetëm një ‘kurthëz i vogël’ për të ndejtur rehat… Ajo që ndërton në jetë është jeta jote dhe këtë mundohem t’i mësoj Arias çdo ditë. Ju dua”, ishin fjalët e Enedës në këtë ditë të rëndësishmë. Aria është vajza e këngëtares, e cila erdhi në jetë 8 vite më parë nga martesa e saj me ish-bashkëshortin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME