Categories Showbiz

Enxhëll komenton reagimin e Saimirit: Nuk e pati fare problem

Gjithçka ndodhi në mënyrë fare të papritur. Vetëm pak para se Saimiri të fillonte ndarjen e trëndafilave, Enxhëll lajmëroi se ajo kishte vendosur të veteliminohej për arsye, të cilat, nuk po i përballonte dot më. E ftuar këtë pasdite në “Daily Love Story”, Enxhëll tha se vendimin e kishte marrë më përpara, por e kishte pasur të vështirë ta thoshte, nuk merrte dot guximin.   “S’e di, më erdhi natyrshëm, ndoshta presioni i familjes. Më duket sikur po bëj një jetë tjetër, kam dalë nga vetja ime” – tha ajo pas pyetjes çfarë ndodhi që vendosi të tërhiqej nga gara.

“Plus edhe takimet, pashë takimin e Redonës, të njëjtat prekje duarsh, të njëjtat përqafime. Nuk kishte diçka të veçantë nga i imi, përveçse filmave romantikë. Unë nuk jam një showgirl. Thjesht erdha për të gjetur dashurinë, por…”

Enxhëll vendosi ta linte programin edhe disa javë më parë, për shkak të konflikteve që kishin lindur me disa nga vajzat e programit, por, pasi Saimiri mësoi për këtë, e ktheu sërish në program bukuroshen nga Gjirokastra. Por këtë herë, i provokuar edhe nga Roberti, Saimiri nuk pranoi që Enxhëll të rikthehej. Këtë gjë e vuri re edhe vetë Enxhëll. “Me sa pamë edhe nga Saimiri, nuk kishte ndonjë problem. Gjithsesi, unë e falënderoj shumë Saimirin, falenderoj shumë edhe produksionin, shpresoj të kem dhënë më të mirën time”,- tha ajo.

Pyetjes ‘Prisje ndonjë reagim nga Saimiri?’, Enxhëll iu përgjigj: “Jo sepse ai më ktheu njëherë dhe unë e falenderoj shumë, nuk dua që kjo të ndodhte përsëri. Unë e kisha marrë verdiktin tim dhe nuk do kthehesha mbrapa. E kisha menduar edhe më përpara, thjesht nuk gjeja guximin që ta shprehja. Kam mësuar shumë gjëra të reja, kam njohur njerëz që i shikoja vetëm nga televizori. Ka qenë një eksperiencë e bukur, e vështirë, një periudhë e ndërthurur… I falënderoj të gjithë shumë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME