Showbiz

“Është shumë herët për martesë”

Aktorja turke Alina Boz është fotografuar e vetme në mbrëmjen gala të filmit ‘Kaçamak”, pjesë e serisë “Karakomik Filmler”. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, ajo foli edhe për marrëdhënien me Mithat Can Ozer, djalin e këngëtares dhe producentes së njohur turke, Sezen Aksu. Aktorja e njohur në Shqipëri për rolin e “Hazal” në serialin “Fate të Kryqëzuara”, tha se gjithçka shkon shumë mirë në marrëdhënien e saj, por për martesën është herët të flitet.

“Gjithçka po shkon shumë mirë. Nëse do të ketë martesë do të dëgjoni, por aktualisht është shumë herët”, tha Boz. /tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close