Categories Showbiz

Eva Murati e revoltuar për shembjen e Teatrit: Na gllabëruan të ardhmen!

Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, ka reaguar ashpër për shembjen e Teatrit Kombëtar, teksa shkruan në “Instagram” se “Kultura kushton shtrenjtë por tani po shohim sa shtrenjtë kushton injoranca!” Sipas moderatores, e ardhmja po gllabërohet nga të fortët, me britmat që shkojnë në vesh të shurdhër. Gjithashtu, ajo shkruan se kishte menduar se ata që largoheshin nga Shqipëria ishin shumë të guximshëm, por këto ditë ka kuptuar se “guxim të marri” kanë ata që rrinë këtu.

“Kultura kushton shtrenjtë por tani po shohim sa shtrenjtë kushton injoranca! Nesër, pasnesër kur të vizitojmë teatrin e ri (me apo pa kulla nga pas) në ekzaltim e sipër jo të gjithë do kujtojnë se ekzistonte mundësia për ruajtur atë godinë si pjesë e historisë së Tiranës duke e transformuar qëllimin e saj, por kjo mundësi u vodh nga ata që e marrin topin me vete në shtëpi kur loja nuk shkon si duan ata.

Gjithmonë kam menduar se ata që ikin nga Shqipëria kanë guxim por këto ditë kam kuptuar që “guxim të marri” kemi ne që zgjedhim të rrimë këtu! Po ju lë me këtë pikturë të Goyas “Saturni që gllabëron të birin” sepse këto ditë me shembjen pa paralajmërim të teatrit në mes të natës kuptuam që një e ardhme normale na është gllabëruar nga më të fortët dhe britma sado e drejtë dhe e përkrahur që të jetë bie në vesh të shurdhët!

Mos e paçi atë fat! Nga Eva një idealiste e zhgënjyer që sheh të bie e të harrohet çdo kauzë e ngritur ndonjëherë në këtë vend!”, shkruan Eva Murati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME