Pas debatit mes Julit dhe Sindit mbrëmjen e djeshme në lidhje me batutën e “vajit” të borshit, ka reaguar edhe Fation Kuqari. Përmes një story në Instagram ai ka shpërthyer ndaj Sindit.
Fationi ka vendosur në fytyrën e Sindit emojin e një personi që vjell teksa e ka quajtur konkurrenten edhe njeri atipatik. Ndër të tjera, i riu që trazoi ujërat në emision ka shtuar se nëse do e thyejë tëlevizorin do jetë vetëm për shkak të Sindit. Ky reagim kaq i ashpër ka ardhur, pas replikave që Sindi ka bërë dje me Julin dhe Arian Konomin.
Fationi shkruan:
Booo nëse do e thyej TV, i vetmi person do të jetë për këtë… Shkatërrim nervash. Ndjesë të gjithëve se s’doja të reagoja fare, po shumë antipatike.