Showbiz

Fationi vendos të largohet nga emisioni: S’bëhem dot pjesë e mashtrimeve dhe hipokrizisë!

Ditën e djeshme Fationi u përfshi në një sherr me Erisin. Shkak u bë një deklaratë e këtij të fundit ndaj Melisës, së cilës i tha se kishte ofenduar Ledianën. Mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer Fationit, i cili i ka dalë menjëherë në mbrojtje Melisës. Më pas dy konkurrentët nisën të shaheshin dhe të debatonin me njëri-tjetrin, madje në një moment Fationi u ngrit nga karrigia dhe tentoi të shkonte drejt Erit për ta goditur. Por kjo gjë nuk u lejua nga djemtë e tjerë, të cilët ndërhynë menjëherë për të ulur gjakrat. Pas këtij momenti ata u nxorrën jashtë studios.

Në lidhje me këtë ngjarje Fationi ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se do të largohet nga programi. Ai shton se nuk mund të bëhet pjesë e intrigave, mashtrimeve, viktimizimeve dhe hipokrizisë që vëren tek konkurrentët e tjerë. Ai shprehet i lodhur nga e gjithë kjo ndaj dhe ka vendosur të largohet nga Përputhen.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close