Showbiz

Fifi në 5 më të preferuarit, Iliri flet me banorët e tjerë: Nuk e prisja

Në javën e parë të qëndrimit, banorët votuan 3 personat më të preferuar brenda në shtëpi. Këto vota u bënë publike gjatë spektaklit të së premtes, ku u bë me dije se më të preferuarit ishin Iliri, Donaldi, Arjola, Fifi dhe Monika.

Kjo zgjedhje duket se ka habitur disa nga banorët. Një ditë më parë, në oborrin e shtëpisë, Iliri, Arjola, Donaldi, Sabiani dhe Semi, folën për këtë gjë. Ishte Iliri që e nisi, sipas të cilit u habit që këngëtarja ishte një nga 5 më të preferuarit nga banorët.

“Të gjithë nuk e paskemi prit, por ja që na doli”, tha Iliri, pasi Semi tha: “Unë e kam votuar dhe doja që të ishte tek më të preferuarit, por nuk e prisja.”

Arjola pas heshtjes tha se e priste që këngëtarja nga Kosova të ishte një nga më të preferuarit. Donaldi tha se nuk e priste. Ndërkohë, duket qartë se Iliri nuk e ka të preferuar këngëtaren, që pas debateve që patën javën e parë. Duket se, pavarësisht faljes që ajo kërkoi, Iliri nuk e harron.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close