Categories Showbiz

Fifi tregon 3 arsyet pse zihet me të dashurin e saj

Mbrëmjen e djeshme Fifi ka qenë e ftuar në “N’drrimi i natës”, ku ka folur rreth shumë detajeve mbi jetën e saj personale dhe profesionale.

Ndër të tjera, e gjendur përball lojës “Haje ose thuaje”, Fifit i është kërkuar të listojë tre gjërat e fundit për të cilat është zënë me të dashurin, dhe ajo ka listuar: Për followers-at në Instagram, sepse ai ka ndjekur një “x” vajzë, pse nuk ka hapur telefonin dhe pse nuk ka kthyer mesazhet.

”Janë bazike, por edhe tek unë ndodhin.”- tha këngëtarja.

Sikundër e dimë i dashuri i saj jeton në Gjermani dhe nisur nga kjo, pak javë më parë Fifi tha në një intervistë se ka jetuar në Gjermani dhe me shumë qejf do rikthehej.

Para disa javësh Fifi kishte hequr nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë miqtë që ka pasur, përveç njërit dhe ai është i dashuri i saj, Xhuljo Tabaku. Në këtë mënyrë, ajo e çoi në një nivel tjetër marrëdhënien e tyre, duke e zyrtarizuar atë dashur-padashur.

Në një nga puntatat e “Shiko kush luan”, Fifi u pyet se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja tregoi se këtë fjalë ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.

Fifi tha se ajo e do më shumë partnerin e saj dhe ndoshta kjo duhet të jetë dhe arsyeja pse e cilëson lidhjen të komplikuar. Kur u vendos mes zgjedhjes së një doktori apo një bad boy (djal i keq), këngëtarja zgjodhi këtë të fundit, por ne nuk e dimë nëse i dashuri i saj i zemrës është i tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME