Showbiz

Flakët afrohen në Hollwood, të gjithë largohen, vetëm Clint Eastwood jo

Një icident ka ndodhur ditën e djeshme afër studiove të ‘Warner Bros’.Policia ka filluar të evakuojë të gjithë banorët që ishin pasi flakët po afroheshin afër studiove të  kësaj kompanie.Por i vetmi që nuk ka pranuar të largohet ka qënë aktori 89 vjeçar Clint Eastwood pasi ai akoma nuk kishte përfunduar filmin e tij. “Unë jam mirë, kam një punë për të përfunduar” mësohet ti ketë thënë policisë aktori.Këtë ngjarje e tregoi vetë djali i tij në një postim në Instagram.Me një foto nga flakët teksa zjarri po i afrohet në zonën e Warner Bros djali i aktorit ka shkruar:‘Kjo foto është bërë orë më parë. Siguria na tha të evakuonim të gjithë ata që ishin në studio. Por babai im 89 vjeçar tha: Jam mirë kam një punë për të bërë duke u kthyer sërish në studio’. Zjarri, i cili zgjati rreth tre orë, dogji treqind metra katrorë, por u ndalua falë ndërhyrjes së mbi 230 zjarrfikësve, të ndihmuar nga pesë helikopterë dhe dy aeroplanë zjarrfikës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close